E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta e Gjirit të Meksikës "kërcënon" SHBA-në



Ekipet e emergjencës në Gjirin e Meksikës po përpiqen të ndërtojnë pengesa gjigante përgjatë bregdetit të SHBA-së, ndërsa një njollë gjigante nafte nga një pus i thellë në oqean po i afrohet tokës.
Administrata Obama deklaroi se përhapja e njollës së naftës ka një rëndësi kombëtare. Presidenti Obama u dha urdhër ditën e premte agjencive federale që të marrin masa agresive në përgjigje të gjendjes në Gjirin e Meksikës. Presidenti u kërkoi zyrtarëve të lartë që të shkojnë në rajon, dhe të përdoren të gjitha mjetet e disponueshme të qeverisë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së njollës së naftës dhe në përpjekjet e pastrimit. Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa përhapja e njollës së naftës është një kërcënim serioz edhe për florën dhe faunën e zonës. Njolla e naftës kërcënon zogjtë, peshqit, shpezët dhe kafshët e egra. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Brian Wagner njofton se ekspertët kishin paralajmëruar se njolla e naftës mund të arrinte deri në pjesë të deltës së lumit Mississippi në shtetin e Luizianës. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike thotë se bregdeti me rërë i deltës së Luizianës shtrihet drejtpërdrejtë në rrugën që ka marrë njolla gjigande e naftës ndërsa ajo përhapet drejt perëndimit. Meteorologët shprehen se erërat kanë vazhduar për disa ditë me radhë, duke bërë që njolla e naftës të përhapet nga platforma e dëmtuar e shpimit të naftës e firmës zvicerane, Horizon Deepwater. Platforma shpërtheu dhe u zhyt në oqean të premten e kaluar, duke shkaktuar plagosjen e disa punëtorëve dhe zhdukjen e 11 të tjerëve, të cilët mendohet se kanë vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›