City mund ta fitojë titullin

Mbrojtësi Kolo Toure beson se Manchester City – në formën më të mirë – do të jetë e pandalshme në garë për titull në Premierligë.
Skuadra e Roberto Mancinit u eliminua nga Europa League të enjten kurse tani do të mundohen që me gjitha forcat të triumfojnë në Premierligë ku fundjavën e shkuar humbën pozitën e parë nga rivali i qytetit Manchester United. Por, Toure është optimist.
“Nëse luajmë në formën tonë më të mirë, atëherë jemi të pandalshëm. Premierliga është ende në duart tona, nuk do të dorëzohemi, jemi të gatshëm të luftojmë deri në fund”, deklaroi Toure.