Magjia e kaltër

Fitorja 4-1 ndaj Napolit të mërkurën përveç që kualifikoi Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, iu bashkua listës së netëve historike të gjigantit londinez në garat evropiane.
Milan – Chelsea 1:1, tetor 1999, faza e grupeve në Ligën e Kampionëve
Oliver Bierhoff realizoi me kokë për epërsinë e kampionit të Italisë, por kapiteni Dennis Wise barazoi rezultatin dhe ndryshoi rrjedhën e sezonit të Chelseas. Wise shënoi pas një pasimi të Roberto di Matteos dhe mposhti portierin Christian Abbiati. Ky rezultat konfirmoi statusin e Chelseas si klub në rritje në Evropë.
Galatasaray – Chelsea 0:5, tetor 1999, faza e grupeve në Ligën e Kampionëve
‘Mirë se vini në ferr!’, vërtet? Edhe pse 200 tifozët mysafirë mund të ishin frikësuar, dy gola nga Tore Andre Flo dhe një tjetër i realizuar në solo-depërtim nga Gianfranco Zola sollën një ndeshje të dominuar nga Chelsea.
Chelsea – Barcelona 4:2, mars 2005, rrethi i dytë në Ligën e Kampionëve
‘Monotone, Chelsea monotone’, brohoriste Jose Mourinho derisa iu bashkua festës së futbollistëve të tij në fushë pas golit vendimtar nga John Terry. Chelsea u desh të shënonte katër herë për të avancuar, e bëri këtë dhe e mbrojti rezultatin falë pritjeve të shkëlqyeshme nga Petr Cech.
Chelsea – Barcelona 3:1, prill 2000, kualifikime për Ligën e Kampionëve
Një prej netëve më të mira në historinë e Chelseas, pasi tri gola brenda tetë minutave para pjesës së parë i befasuan mysafirët. Por, Rivalho aso kohe futbollisti më i mirë i vitit në botë, shënoi një gol vendimtar në udhëtim që mbajti në garë katalanët, të cilët më pas triumfuan në Nou Camp pas lojës shtesë me rezultat të thellë 5-1.
Arsenal – Chelsea 1:2, prill 2004, kualifikime për Ligën e Kampionëve
Tifozët e Chelseas ende këndojnë për golin e mbrojtësit Wayne Bridge, që i përfundoi Arsenalit serinë prej 17 ndeshjeve pa humbje kundër rivalit londinez. Ishte kjo një natë e ëmbël për menaxherin Claudio Ranieri, por Chelsea u eliminua në gjysmëfinale nga Monaco.
Valencia – Chelsea 1:2, prill 2007, kualifikime për Ligën e Kampionëve
Duhet konsideruar si një prej paraqitjeve më të mira nga Chelsea në udhëtim, pasi ata u bënë skuadra e parë që mposhti Valencian në Mestalla në Evropë falë golit në minutën e fundit nga Michael Essien. Fernando Morientes kishte kaluar vendasit në epërsi, por Andriy Shevchenko barazoi rezultatin para se Essien të mposhtte Santiago Canizaresin për golin e fitores.
FK Austria – Chelsea 1:1, nëntor 1995, Kupa e Fituesve të Kupës
Jo aq shumë për paraqitjen, por për shkëlqimin individual nga sulmuesi John Spencer, i cili depërtoi nga pjesëfusha që i takonte Chelseas dhe shënoi për kualifikimin e ekipit të tij në rrethin e tretë. Goli i tij ende mund të konsiderohet kandidat për golin më të bukur nga depërtimi.
Lazio – Chelsea 0:4, nëntor 2003, faza e grupeve në Ligën e Kampionëve
Hernan Crespo, Eidur Gudjohnsen, Damien Duff dhe Frank Lampard ishin golashënuesit. Kjo ishte një tjetër paraqitje e mrekullueshme ekipore që e dërgoi Chelsean në fazën eliminatore të garës.
Chelsea – Stuttgart 1:0, maj 1998, finalja e Kupës së Fituesve të Kupës
Një prej inkuadrimeve më të mira pasi Zola, 20 sekonda pas futjes në fushë, mori çmimin e futbollistit të ndeshjes duke shënuar golin e fitores me një goditje me të majtën prej jashtë zonës.
Chelsea – Liverpool 4:4, prill 2009, kualifikime për Ligën e Kampionëve
Pa dyshim një prej ndeshjeve më interesante viteve të fundit në Ligën e Kampionëve. Liverpool, në disavanatazh 3-1 nga ndeshja e parë, e anuloi atë me golat nga Fabio Aurelio dhe Xabi Alonso. Por, nuk mori fund. Didier Drogba, Alex dhe Lampard e kaluan Chelsean në epërsi me rezultat të përgjithshëm 6-3 para dy përgjigjeve tjera nga Liverpooli. Lampard u përkujdes që skuadra e tij të kualifikohej në gjysmëfinale, ku u ndesh me Barcelonën.