E Shtunë, 31 Tetor 2026

City nuk do të qëndrojë i pamposhtur

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka insistuar se skuadra e tij lidere në Premierligë nuk do të kalojë sezonin e pamposhtur pavarësisht vazhdimit të serisë pozitive me fitoren 3-1 kundër Newcastles në Eastlands, të shtunën.

Ekipi i Mancinit është i vetmi që ende nuk ka pësuar humbje gjatë këtij sezoni në Premierligë dhe ka bilanc të shkëlqyeshëm prej 11 fitoreve dhe një barazimi nga 12 ndeshjet e para. Starti i furishëm ka zgjuar debat nëse City mund të bëjë atë që kishte bërë skuadra e Arsenalit më 2003-04 që kaloi 38 ndeshje të ligës pa pësuar asnjë humbje.

Megjithatë, strategu italian ka refuzuar të përfshihet në debat. “Shpresoj të vazhdojmë kështu. Por, mendoj se në 26 ndeshjet e mbetura, do të vijë koha kur do të humbim një takim, jam i sigurt për këtë. Jam i kënaqur për futbollistët, kemi luajtur shumë mirë për shkak të tyre dhe jemi përmirësuar shumë. Si futbollistë, si ekip, ne jemi shumë të fuqishëm tani, por sezoni është i gjatë dhe do të kemi momente të vështira. Për këtë sezon, është me rëndësi të vazhdojmë të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshje të njëpasnjëshme”, deklaroi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›