E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britanikët injorojnë gjuhët e huaja

Dy e treta e britanikëve nuk mund të shqiptojnë qoftë edhe një fjalë të vetme në gjuhë të huaj – ndërsa 1 në 5 prej tyre nuk janë të sigurt se çfarë do të thotë “bonjour”.

Të dhënat përforcojnë klishenë për britanikë, të cilët thuhet se janë shumë të dobët sa u takon gjuhëve të huaja.

64 për qind e personave të pyetur thonë se nuk dinë as një fjalë të vetme në gjuhë të huaja. 34 për qind thonë se janë të gatshëm të bëjnë një përpjekje për të folur në gjuhë të huaj, kur janë me pushime.

19 për qind nuk e dinë se si thuhet në frëngjisht “Hello!”, e cila është fjalë që përdoret më shumë në botë për të përshëndetur.

63 për qind nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë fjalë gjermane “Guten Morgen”, pavarësisht se fjala është e ngjashme me fjalën anglisht “good morning”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›