E Shtunë, 31 Tetor 2026

City ofron 50 mln euro për Terry-n

Manchester City është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për të marrë shërbimet e kapitenit të Chelseat, John Terry, bëjnë të ditur mediat angleze.
Sipas "Daily Mail", City do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të nënshkruar me Terryn, duke i ofruar atij pagë prej 1 milionë eurosh në muaj.
Chelsea shpreson se mund të arrijë vazhdimin e marrëveshjes me mbrojtësin anglez, por në anën tjetër trajneri i Cityt, Mark Hughes, iu ka ofruar pronarëve të klubit të bëjnë gjithçka për të transferuar Terryn.
Oferta prej 50 milionë eurosh, pritet të bëhet në dy ditët në vazhdim, pasi tashmë blutë kanë refuzuar dy oferta deri në 32 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›