Rehn: Maqedonia të përmbushë kriteret për në BE
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oli Rehn do të kërkojë nga Maqedonia që të përkushtohet në plotësimin e kritereve që vendi të mund të hyjë në fazën e fundit të anëtarësimit në BE. Maqedonia thuajse prej katër vjetësh ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim, por ende nuk bën hapa përpara në këtë drejtim. Vizita e Komisionerit Rehn vjen në kuadër të një turneu të tij në rajon. Por ajo realizohet pas rekomandimeve që Komisioni Europan bëri për liberalizmin e vizave për Maqedoninë. Sic raportohet nga agjensitw e lajmeve, do t'u kujtojë autoriteteve se kanë për të përmbushur kritere të tjera të parashtruara në tetë pika, nëse ata duan që vendi të marrë një datë për fillimin e negociatave përfundimtare për të qënë pjesë e BE-së. Kriteret parashikojnë përmbushjen e reformave, konsensusin politik e deri te funksionimin e ligjeve europiane që mund të jenë miratuar më parë. Por vëzhguesit shprehen kritikë se deri në tetor, kur do të dalë raporti i KE-së, Maqedonia do të mund të përmbushë gjithë kriteret.