Civitas nis drejt Shkodres 8.5 tone ndihma

Shkoder 8 dhjetor NOA - Sot kane mberritur ne Shkoder ne dispozicion te Shtabit te Emergjencave Civile 8.5 tone ushqime te cilat do tu shperndahen banoreve te zonave te permbytura nga fondacioni Civitas i cili ka ndermarre nje iniciative humane per tu ardhur ne ndihme familjeve shkodrane te cilat jane permbytur nga ujerat.
Drejtori i ketij fondacioni Endrit Reka tregon se kjo iniciative u krijua mbi baza vullnetare per shkak te permbytjeve te fundit ne veri te vendit.
Konkretisht ai tregon se ndihmat per qytetaret e Shkodres u mblodhen brenda 48 oreve dhe u organizuan ne forme paketash ku cdo pakete familjare permban kryesisht 2 kg oriz 2 kg sheqer 2 kg miell 3.5 kg vaj 2 kg makarona 1 koli me uje 6 cope sapune kripe dhe letra higjenike.
Sipas tij keto ndihma do te shkojne kryesisht per familjet e zones me te prekur nga permbytjet qe jane ato te komunes se Dajcit.
Nje ndihme e vecante per shperndarjen e ushqimeve na ka ardhur edhe nga Ministria e Brendshme e cila tregoi nje gatishmeri te madhe duke na ofruar makinat e ushtrise per te bere te mundur transportimin e ushqimeve u shpreh Reka.
Fondacioni Civitas ka vetem 10 muaj qe eshte krijuar dhe sipas drejtorit te Fondacionit nisma e radhes do te jete serish per te permbyturit e Shkodres por kete here ne veshmbathje kryesisht per femije.
Drejtori i tij u beri thirrje shoqatave te shumta OJQ qe te kontribuojne me ndihmen dhe mbeshtetjen e tyre te solidarizohen per te prekurit ne Shkoder.
n.e/NOA