Wikileaks Australia mbron Assange Publikimi i dokumenteve eshte faj i SHBA-se

Australi 8 Dhjetor NOA- Ata qe jane pergjegjes per dokumentet e publikuara nga Wikileaks jane Shtetet e Bashkuara jo Assange. Keshtu qeveria australiane ben me faj SHBA-ne duke mbrojtur Assange. Lajmi behet i ditur nga ministri i jashtem australian Kevin Rudd.
Rrjedhja e dokumenteve ngre pyetjet ne lidhje me sigurine amerikane mbi kabllogramet tha Rudd. Assange nuk eshte pergjegjes per deklarimin e paautorizuar te 250 000 dokumenteve nga rrjeti i komunikimeve te SHBA diplomatike. Ata qe jane pergjegjes jane Shtetet e Bashkuara ka thene ai.Ministri i jashtem australian ka siguruar se cdo veprim ligjor ne Australi kunder Assange nuk do te udhehiqet nga motive politike.Ne jemi nje komb bazuar ne ligj dhe si te tille ne presim raportet e Policise Federale te Australise ... vendimet do te merren nga gjykata australiane .. Keto jane vendime ligjore dhe gjyqesore jo politike dhe keshtu duhet te jete ne cdo vend.
a.e./NOA