Clark tek Berisha per projektin e qeverisjes elektronike

Gjenerali amerikan ne Shqiperi si perfaqesues biznesi. Reformat e qeverise interes per biznesin amerikan.
Gjenerali amerikan Wesly Clark ndodhet ne Shqiperi per ti prezantuar Kryeministrit Sali Berisha nje projekt-propozim te rendesishem ne fushen e qeverisjes elektronike. Kryeministri Berisha priti dje Gjeneralin amerikan Wesly Clarki cili po zhvillon nje vizite pune ne Shqiperi si perfaqesues biznesi. Gjenerali Clark i shprehu Kryeministrit Berisha impresionohetsa here vjen ne Shqiperi me ndryshimet e dukshme dhe te prekshme kudo qe ai shkon.Ne kete kontekst Gjenerali Clark vuri ne dukje se reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare kane ngjallur interes te madh tek grupe te njohura biznesi nga Amerika dhe Kanadaja. Gjenerali Clark u shpreh se ishte njohur me perpjekjet e qeverise shqiptare per te prezantuar sistemin elektronik ne shume fusha me qellim rritjen e transparences dhe eficences se veprimtarise se saj dhe se projekti qe ai propozon eshte ne linje me reformate filluara. Gjate takimit Gjenerali Clark i prezantoi Kryeministrit Berisha nje sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi te lojerave te fatit i cili garanton transparence dhe eficence ne procesin e funksionimit te lojerave te fatit elektronike si dhe vjeljen reale te taksave nga ky lloj biznesi. Si rezultat i aplikimit te ketij sistemi rriten me shume se 100 milione te ardhurat e pavjela nga lojerat e fatit online akoma te pakontrollueshme. Ky eshte nje tjeter funksion qe rrit transparencen e biznesit ndaj autoriteteve te mbledhjes se taksave dhe qe siguron kontrollin e plote dhe eficent te ketij sektori biznesi. Nga ana e tij Kryeministri Berisha e falenderoi Gjeneralin Clark per interesin qe ai tregon per mbeshtetjen e biznesit dhe investimeve te huaja ne Shqiperi si dhe per pjesemarrjen e tij aktive ne bordet drejtuese te ketyre bizneseve ne favor te investimeve ne Shqiperi. Kryeministri Berishai tha Gjeneralit Clarkse qeveria shqiptare si dhe ajo e Kosoves e vleresojne ate per kontributin e dhene me pare dhe per kontributin e tanishem. Kryeministri i prezantoi Gjeneralit Clark situaten e qeverisjes elektronike reformat e ndermarra ne kete fushe si dhe e falenderoi per projekt-propozimin i cili shton kontributet ne fushen e sherbimeve dhe veprimeve online. Kryeministri u shpreh se projekti do te shqyrtohej dhe vleresohej sipas ligjeve dhe rregullave ne fuqi nga ministrite perkatese.
Berisha takon kreun e Kushtetueses Mbeshtetje per pavaresi
Kreu i ri i Kushtetueses Bashkim Dedja merr mbeshtetjen e Kryeministrit te vendit Sali Berisha per forcimin e pavaresise institucionale rendesine e konsolidimit te saj depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore. Kjo si garanci ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional. Kryeministri i vendit z. Berisha priti dje kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese zotin Bashkim Dedja. Kryeministri e uroi kryetarin e gjykates per detyren e rendesishme dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin e saj qendror ne nje sistem demokratik. Kryeministri Berisha theksoi rendesine e konsolidimit te pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore. Kryeministri Berisha e garantoi zotin Dedja per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional. Zoti Dedja e falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen institucionale dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje me paanshmeri rolin e saj si garant i Kushtetutes i lirive dhe i te drejtave te individeve dhe sistemit demokratik si dhe ndau te njejtat konsiderata ne lidhje me rendesine e konsolidimit te metejshem te pavaresise dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise ne teresi.