E Shtunë, 31 Tetor 2026

Claudia Cardianale sot merr “Pjatën e Argjendtë”

Ka mbërritur dje pak para mesnate në aeroportin internacional “Nënë Tereza” aktorja me famë botërore Claudia Cardinale. Aktorja, një nga të ftuarit e nderit në këtë edicion të katërt të Festivalit të Filmit të Durrësit, do të vlerësohet nga organizatorja e këtij Festivali, Bashkia e Durrësit, me çmimin "Pjata e Argjendtë e Durrësit". Çmim që do t’i dorëzohet Cardinales nga kryetari i baskisë, Vangjush Dako, me motivacionin “Ikonë e Aktrimit në Botë”. Pas ceremonisë së dhënies së çmimit, në teatrin “Aleksandër Moisiu” do të shfaqet filmi “Të jesh italian me zonjën Enrika”, film i regjisorit turk Ali Ilhan, që do të projektohet në seksionin Bota Ballkanike dhe ku interpreton Cardinale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›