E Shtunë, 31 Tetor 2026

La punën për tu kujdesur për luanin Jamu

Alex Larenty, shofer kamioni nga Oxfordshire, e zëvendësoi punën e tij të rregullt me një punë shumë më të rrezikshme. Ai tash kujdeset për pamjen e luanit Jamu në një park natyral afër Johannesburgut në Afrikën e Jugut.

Alex (50 vjeçar) e ka për detyrë që ta bëjë luanin të duket i bukur, por ndihmon që Jamu të ketë edhe pasardhës. Duket se bisha dhe Alexi janë bërë miq, pasi luani e lejon Alexin t’ia rregullojë krifshën, ndërsa është edhe manikyri i tij personal.

“Përdorë llak për flokë, i cili i jep shkëlqim krifshës së Jamusë. Kjo bile edhe e qetëson. Ia krehu krifshën dhe i bëj masazh në këmbë. Kjo ka bërë që ai të ketë shumë besim tek unë”, ka thënë Alex.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›