E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri- Francë, nesër sfida mes policive të dy vendeve

Foto Ilustruese

TIRANE- Ndërsa kombëtarja shqiptare do të presë më 2 shtator përfaqësuesen e Francës, një tjetër ndeshje mes përfaqësive nga dy vendet pritet të mbahet nesër në Tiranë.

Punonjës të policisë së Tiranës dhe punonjës policie nga qyteti Nicë i Francës, do të përballen nesër me njëri- tjetrin në një miqësore futbolli

Policia e Tiranës njoftoi sot se  ditën e nesërme datë 30 Gusht 2011, ora 17.00 në ambjentet e stadiumit Selman Stërmasi në Tiranë për herë të parë, do të zhvillohet ndeshja miqësore e futbollit ndërmjet ekipeve me punonjës të policisë së Tiranës (DPQ  Tiranë, Forcat RENEA dhe Qendra e Formimit Policor) dhe ekipit me punonjës policie nga qyteti Nicë i Francës

Ky aktivitet, i cili për policinë shqiptare përbën një risi, zhvillohet për herë të parë në Tiranë, ndërsa synon përçimin e vlerave më të mira të qytetarisë dhe mikpritjes shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›