Claudia Schifer në kufirin e 40 viteve

“Që prej muajit maj kur lindi vajzën ajo ia kushton kohën familjes. Duke e njohur mendoj se do ta festojë ditëlindjen me familjen në Majorka, ndoshta duke ftuar shumë miq në një festë të blinduar”, shpehet agjenti i modeles, David Brown.
Claudia Schiffer është martuar me regjisorin britanik Matthew Vaughn në vitin 2002 dhe cifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, Caspar 7 vjec e Clementine 5. Modelja gjermane e arriti kulmin e famës në vitet ’90 duke u bërë një nga 10 modelet më të sukseshshme pasi u shfaq në rreth 900 kopertina revistash. Fillimisht ajo dëshironte të bëhej avokate por e braktisi këtë ide në moshën 17 vjecare kur u pikas në një diskotekë të Dyseldorfit nga bosi i kompanise “Metropolitan Model Agency”. Pak më vonë ajo doli në kopertinën e revistës Elle dhe më pas u bë ikonë e firmës Chanel.
Bashkëpunimet e mëtejshme vijuan me Guess Jeans, Revlon Versace, Jil Sander, Dolce & Gabbana, Ralph Lauren e Valentino. Kopertinat e Vogue, Elle, Harper's Bazaar, Cosmopolitan, Vanity Fair, Rolling Stone, New York Times nuk e kanë kursyer asnjëherë imazhin e Schifer. Claudia konsiderohet një figurë simbol nga shoqëria gjermane. Bashkë me Pelenë ajo mori pjesë në hapjen e Botërorit 2006.