E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezarta Shkurta me një këngë të re për fansat

Tiranë, 18 gusht - Këngëtarja Rezarta Shkurta, ka gati këngën e saj më të re, për të cilën duket se është shumë lumtur. Në profilin e saj në facebook.com, siç shkruan Bluetooth, Rezi ka publikuar statusin “Happy 4 my new song...is perfect e&” dhe menjëherë pas tij kanë vërshuar komentet e fansave të cilët po presin prej kohësh një këngë të re të këngëtares. Megjithatë, mungesa e saj në ekranet shqiptare është deri diku e justifikueshme, pasi Rezi, gjatë gjithë kësaj kohe i është përkushtuar pasionit të saj të fëmijërisë, modës. Duket se fama e ka ndihmuar jo pak këngëtaren në suksesin e këtij biznesi të ri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›