Mel Gibson aksidentohet, shpëton pa plagë

Mel Gibson nuk po kalon aspak një moment të lehtë. Aktori amerikan që para pak javësh ndodhej në qëndër të një konflikti me ish bashkëshorten që e akuzonte për dhunë, u përfshi në një aksident automobilistik.
Ai ka shkatërruar makinën Maserati 2008 pasi u përplas në një rrugë në Los Angeles. Për fat të mirë, aktori dhe regjisori i njohur nuk ka marrë plagë të rënda.
Aksidenti ndodhi në “Malibu Canyon Road”, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Gibson ka tregua se është i gatshëm të bashkëpunojë me forcat e rendit.