Aksidentohet Mel Gibson, merr plagë të lehta

Los Angeles, 18 gusht - Mel Gibson nuk po kalon aspak momente të lehta. Aktori amerikan që para pak javësh ndodhej në qendër të një konflikti me ish bashkëshorten, e cila e akuzonte për dhunë, u përfshi edhe në një aksident automobilistik.
Ai ka shkatërruar veturën Maserati 2008 pasi është përplasur në një rrugë në Los Angeles. Për fat të mirë, aktori dhe regjisori i njohur nuk ka marrë plagë të rënda.
Aksidenti ndodhi në “Malibu Canyon Road”, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Gibson ka treguar se është i gatshëm të bashkëpunojë me forcat e rendit.