Claudio Rannieri, trajneri i ri i Interit

Interi ka përzgjedhur sot trajnerin e ri, pas shkarkimit të Gian Piero Gasperinit. Marrëveshja u zyrtarizua mbrëmjen e sotme. Kontrata 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Një takim ndërmjet zyrtarëve të klubit dhe ekipit ligjor të teknikut ka përcaktuar gjtihçka.
Ranieri do të debutojë në ndeshjen kundër Bolognas, pastaj e pret sfida jashtë me CSKA Moskën dhe një javë më vonë do të luajë me Napolin.
Ndërkohë më herët, Gasperini ka theksuar se ndjen keqardhje pasi është shkarkuar nga klubi mëngjesin e sotëm, vetëm pas tre muajsh dhe pesë ndeshjesh zyrtare në detyrë.