E Shtunë, 31 Tetor 2026

Werder ‘shpërblen’ Schaafin

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 19:33

Trajneri i Werder Bremenit, Thomas Schaaf, do të shpërblehet me kontratë të re pas startit pozitiv të ekipit në sezonin e ri në Bundesligë.

Werder është aktualisht në pozitën e dytë në tabelë, pas gjashtë ndeshjeve, por vitin e kaluar Schaaf, trajneri me aktualisht shërbimin më të gjatë në ligë, ishte në prag të shkarkimit pas përfundimit në pozitën e 13-të.

Por, 50 vjeçari ka ringjallur ekipin dhe bordi i klubit beson në udhëheqjen e tij. “Së shpejti do të bisedojmë me Schaafin rreth kontratës së re. Jam i bindur se ai do të mbetet me ne”, tha drejtori i përgjithshëm i Werderit, Klaus-Dieter Fischer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›