Pavlyuchenko kërkohet nga Lokomotiv Moska

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 18:58
Sulmuesi i Tottenham Hotspur Roman Pavlyuchenko ka rastin të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve angleze, reprezentuesi rus kërkohet nga klubi nga vendlindja e tij Lokomotiv Moska që është i gatshëm të paguajë 13 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp mund ta ketë vështirë të refuzon një ofertë të tillë duke llogaritur se Pavlyuchenko nuk zë vend në formacionin bazë dhe ka hapësirë edhe më të vogël pas ardhjes së Emmanuel Adebayorit.