Lorik Cana, rikthehet në fushën e lojës

Lorik Cana, zëvëndes kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit ka debutuar mbrëmjen e shkuar në kampionatin italian të futbollit. Futbollisti kosovar është futur në lojë nga trajneri Reja, në përfundim të ndeshjes në minutën e 87-të, të takimit.
Pritet të jetë një vit mjaft i vështirë për futbollistin e kombëtares shqiptare, pasi ka shumë futbollistë të cilët luftojnë për titullar te Lacio në të njëjtin pozicion.
Kjo ndeshje ka shënuar një rikthim për Lorik Canën pas një dëmtimi në kofshë i cili e mbajti futbollistin e lindur në Prishtinë 2 javë jashtë fushave të lojës.