E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cliff: Marrëveshja nuk e cenon sovranitetin

Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk e cenon në asnjë mënyrë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka deklaruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ian Cliff. Bazuar nga përvoja e tij si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë, ai ka theksuar se Asociacioni i komunave serbe nuk i ngjason në asnjë mënyrë ‘Republika Serpska’.

Cliff ka theksuar që Serbia për momentin në asnjë mënyrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ambasadori britanik po ashtu është treguar skeptik, lidhur me dakordimin e Rusisë dhe Kinës për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këto deklarata Cliff i bëri pas takimit me Ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jeftiq, të cilët u dakorduan se duhet të kthim si në jug ashtu edhe në veri. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›