E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clint Eastwood mbështet Romney-n

Aktori dhe regjisori fitues i çmimit Oskar, Clint Eastwood ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin republikan Mitt Romney, në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Eastwood mori pjesë në fushatën për mbledhjen e fondeve në Idaho, për kandidatin republikan.

Aktori i njohur amerikan deklaroi se e kishte njohur Romney kur ai kandidonte për Guvernator i Masacusets, ndërsa shtoi se nëse ai do të zgjidhej president do të vendoste një sistem të duhur për taksat. Menjëherë reagoi kandidati republikan Mitt Romney, i cili u shpreh se mbështetja e Eastwood ia kishte bërë ditën më të bukur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›