E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clint, bejsbolli si jeta

Gazeta Shqip

Nuk mendoj të tërhiqem

Eastwood: Është zbavitëse të luash për një regjisor tjetër

Kur luaj nëpër filma, vazhdoj të ndiej të njëjtat emocione të forta si dikur kur isha i ri, edhe pse kanë kaluar mbi 20 vjet interpretim, pa drejtuar një film si Trouble with the curve. Për mua, realizimi i këtij filmi kishte tamam shijen e pushimeve: me një cigare në buzë, si në sheshxhirimet e Sergio Leone-s, por këtë radhë endeshim nëpër fushat e bejsbollit dhe nuk kishim pistoleta. Clint Eastwood flet për jetën, kinemanë, politikën. Gjithçka ndërthuret si nëpër filmat e tij: ndërgjegjja qytetare, reflektimet mbi të shkuarën dhe të tashmen, pushteti dhe shija e sfidës. Unë jam edhe muzikant, pavarësisht se këtë herë nuk bashkëpunova për kolonën zanore të filmit të drejtuar nga Robert Lorenz. Isha i lumtur si një 20-vjeçar i dashuruar kur u zgjodh kënga You Are my Sunshine, thotë duke buzëqeshur Clint.

Filmi i fundit i Eastwood vetëm si aktor daton në vitin 1993 In the Line of Fire, me regji të Wolfgang Peterson. Pas prodhimit Gran Torino, Clint u shpreh se do të hiqte dorë përgjithmonë nga aktrimi.

A mos vallë gënjyet kur e bëtë atë deklaratë?

Nuk kam ndërmend të tërhiqem nga ajo që thashë. Si të gjithë, edhe unë kam një moto në jetë: të vazhdoj para. Njerëzit e interpretojnë sipas mënyrës që duan atë që thua. Është si një lloj spektakli…

Ju keni qenë në qendër të gazetave europiane për deklaratën e lëshuar ndaj republikanit Mitt Romney…

Nuk e kam aspak idenë se çfarë kanë shkruar…

Ju jeni shprehur kështu: Amerikës i duhet një burrë i ri. Jam i bindur se ky vend ka nevojë për një tronditje.

Ndoshta do ti duhej një lëvizje. Politikanët e bëjnë, ndërsa qytetarët përshtaten.

A e konsideroni veten një politikan?

Më ka mjaftuar eksperienca ime si kryebashkiak në Karmel. Jam një njeri i butë, që ndonjëherë ka nevojë për rregulla konservatore, por jashtë të ashtuquajturit pushtet politik. Kjo është filozofia ime.

Në çkuptim?

Prindërit e mi, në kohën e depresionit, vitet 30-40, kur mungonte mirëqenia, më mësuan se kur kisha 10 dollarë në xhep do të shpenzoja vetëm ato dhe jo më shumë. Sot të gjithë e kanë harruar kohën e vështirë të depresionit. Amerika ka nevojë të paguajë borxhet e saj dhe të bëjë luftëra e të shpenzojë para. Çdo njeri mund të kontribuojë nga pak. Vetëm në këtë mënyrë do ta shpëtojmë Amerikën.

Përse zgjodhët të luanit rolin e një talenti bejsbolli?

Ky nuk është një film që flet për bejsbollin, por për marrëdhëniet njerëzore, për konfliktet, plagët që një burrë i ve ka me veten dhe vajzën e vetme, me të cilën po përpiqet të rikuperojë marrëdhënien. Duhet shumë punë, dinjitet dhe përulësi për të pasur një dialog me fëmijët. Ishte bukur të luaje përkrah Amy Adams, në film është vajza ime, Justin Timberlake, John Goodman dhe djalit tim, Scott.

Çfarë ju pëlqen më shumë te personazhi juaj Gus Lobel?

Është një burrë që e merr me shkelma tavolinën, sepse nuk arrin të shikojë mirë dhe pengohet shpesh. Ai nuk i pranon kompromiset e sportit. Ndihet krenar për të bijën, sepse është avokate, por ruan për të kujtimet më të bukura kur ka qenë e vogël. Është një film i këndshëm.

Ju keni qenë edhe aktor, edhe regjisor nëpër filma. A ju ka mbetur ende diçka që do të dëshironit ta bëni?

Do të doja të bëja një film si ai Singing in the rain. Nuk më pëlqejnë vazhdimet. Mua më mjafton Spider Man i parë. Seritë e tjera shpërbejnë vetëm për të sjellë para dhe dëfryer të rinjtë. Më pëlqejnë edhe disa filma francezë.

Ju pëlqen më shumë golfi sesa bejsbolli…

Po, është e vërtetë, sepse mund të luash edhe kur je i moshuar. Kjo është një sfidë me veten dhe nuk ka nevojë për një skuadër.

Frazat

E ardhmja - Si të gjithë edhe unë kam një moto në jetë: të vazhdoj para

Politika - Jam një njeri i butë, që ndonjëherë ka nevojë për rregulla konservatore, por jashtë të ashtuquajturit pushtet politik

Ëndrra - Do të doja të xhiroja një film si Singing in the rain. Nuk i duroj dot seritë pasuese për të fituar para

Sporti - Më pëlqen më shumë bejsbolli, sepse mund të luhet edhe kur je i moshuar

Së bashku - Clint Eastwood dhe Amy Adams, 38 vjeçe, në një skenë të filmit Trouble with the curve

Yjet - Gus (Clint Eastwood, 82 vjeç) dhe Johnny (Justin Timberlake, 31 vjeç) në një nga skenat e filmit me regji të Robert Lorenz. Gus është një kampion në pension, ndërsa djaloshi i vërdalliset të bijës Mickey (interpretuar nga Amy Adams)

Clint, bejsbolli si jeta burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›