Peshkimi në Lezhë, aksion për kundravajtësit
Sezoni i peshkimit ka nisur, por autoritet ne Lezhë do të punojnë me struktura më të forta për të mos lejuar asnjë veprimtari të paligjshme dhe te ndalojne përdorimin e lëndëve plasëse. Për këtë arsye Drejtoria e Sherbimit Pyjor dhe Drejtoia e Inspektimit dhe peshkataret kanë zhvilluar një takim të përbashkët.
Sipas drejtorit te Sherbimit Pyjor ne kete rreth, Besnik Lleshi, duhet nje aksion serioz per te parandaluar dhe ndeshkuar kundravajtesit. Lleshi e ka cilesuar situaten shqetesim teper serioz gjuetine me lende plasese, duke bere te ditur se eshte duke u hartuar nje plan pune me Inspektoriatin e Peshkimit dhe policine e rendit per te ndermare kete aksion qe te stabilizohet e gjithe kjo situate dhe shkatrruar te gjitha mjetet e paligjeshme te peshkimit ne kete zone.
Per ti dhene fund kesaj situate eshte kerkuar edhe ndihma dhe angazhimi i te gjithe gjuetareve te licensuar per te denoncuar cdo rast abuziv, me qellim qe t`i jepet fund masakres ne ujra.Takimi ka ardhur menjehere pas startimit te sezonit te gjuetise, ndersa eshte apeluar per nje angazhim maksimal qe te mbrohen te gjitha zonat nga demtimi i metejshem, kryesisht nga gjuetia me lende plasese.