E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i fermave, INSTAT takime në Korçë

Drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore në rajonin e Korçës kanë marrë porositë e fundit lidhur me proçesin e regjistrimit të njësive ekonomike bujqësore, e thene ndryshe regjistrimi i fermave. Ky process, që vlerësohet si ndër më të rëndësishmit pas atij të censusit në vend, do të udhëhiqet nga INSTAT me një sërë ekspertësh që do të punojnë për këtë proçes në terren.
 

Takimi i mbajtur për procesin e regjistrimit të njësive ekonomike bujqësore ,të cilat do të shërbejnë për statistikat që lidhen me prodhimin bujqësor dhe blegtoral në vend. Në këtë takim, i cili është drejtuar nga kryetari i Këshillit të qarkut të Korçës, Landi Gusho, është vënë theksi tek ngritja e grupeve për startin e regjistrimit më 1 tetor.
 

Ndërkaq drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ,ka theksuar gjatë fjalës së saj për një bashkëpunim të fortë që duhet të ekzistojë midis njerëzve që do të punojnë në terren për regjistrim dhe drejtuesve të njësive vendore.
 

Në 1 tetor do të nisë regjistrimi i madh i njësive ekonomike bujqësore dhe blegrorale, që do ketë një numër shumë të madh të punësuarish edhe në qarkun e Korçës. Kriteret për përzgjedhjen e të punësuarve janë të shumta, por ajo që është kryesorja është fakti se ata duhet të jenë banorë të komunës ku do të punojnë, për të patur njohjen e duhur të ambientit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›