E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN:Vendet e varfëra, më të prekura nga kriza

Fondi Ndërkombëtar Monetar ka deklaruar se kriza ekonomike globale tashmë është zhvendosur tek vendet më të varfëra, ndërsa 22 shtete mund të kenë nevojë për 25 miliardë dollarë ndihma emergjente për të përballuar rënien ekonomike. Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, ka thënë se pas goditjes që pësuan ekonomitë e zhvilluara dhe ekonomitë në zhvillim, "vala e tretë" e krizës globale financiare tashmë po godet vendet më të varfëra dhe më të ndjeshme të botës.Kreu i FMN-së, Strauss-Kahn tha se është i shqetësuar nga mundësia e një krize humanitare që mund të godasë fëmijët e varfër, nëqoftëse programet e mirëqenies sociale ndërpriten për shkak të krizës ekonomike. Fondi Monetar ndërkombetar është një organizatë ndërkombëtare që mbikqyr dhe kontrollon sistemin financiar global duke zbatuar politikat makroekonomike të vendeve anetarë të saj, në veccanti ato me një ndikim mbi normat e këmbimit dhe bilancin e pagesave. FMN është një organizatë e formuar për të stabilizuar normat ndërkombëtare të këmbimit dhe për të lehtësuar zhvillimin. FMN ofron gjithashtu asistencë teknike dhe financiare për vendet anëtare, duke u kthyer në një huadhënës ndërkombëtar. Selia kryesore e FMN-së është e vendosur në Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›