Clinton: Kenia duhet të eleminojë korrupsionin
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton deklaroi nga Kenia se investitorët do të shmagen nga vendet afrikane me liderë të dobët dhe ekonomi ku mbizotëron korrupsioni dhe krimi. Presidenti amerikan, Barak Obama, babai i të cilit ka lindur në Kenia, deklaroi gjatë një fjalimi në Ganë muajin e kaluar se ndihma perëndimore duhet ndiqet nga një nivel i mirëqeverisjeje dhe liderët afrikanë duhet të bënin më shumë për t'i dhënë fund luftës, sëmundjeve dhe eleminimin e korrupsionit.
"Progresi i vërtetë ekonomik në Afrikë varet gjithashtu edhe nga qeverisja e përgjegjshme që refuzon korrupsionin, përforcon rendin ligjor dhe jep rezultate të punës për popullin e vet. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qeverisje të mirë, por për biznes të mire", u shpreh Klinton.
Kenia, ekonomia më e madhe e Afrikës Lindore, u rendit muajin e kaluar nga "Transparency International" si vendi më i korruptuar në rajon, ku rryshfeti dhe mitmarrja merret dhe jepet në më shumë se gjysmën e të gjitha transaksioneve.
Uashingtoni është në kërkim të rrugëve për rritjen e shkëmbimit tregtar me 48 vende në Afrikën Sub-Sahariane, që zënë pak më shumë se një për qind të eksporteve amerikane dhe vetëm 3 për qind të importeve.