E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi/ Burrat shpenzojnë një vit nga jeta e tyre duke vështruar gratë

"Çfarë do të ishte njerëzimi pa gratë?" Kështu shkruante në shekullin XIX romancieri i madh amerikan Mark Tuein. Për të njëjtën gjë paralajmërohen edhe meshkujt e sotëm, të cilët sipas një sodazhi të fundit të realizuar në Angli nga "Kodak Lens Vision Centres", shpenzojnë gati një vit të jetës së tyre duke admiruar seksin e sjellshëm. Kërkimi i bërë me anë të nja kampioni prë tre mijë personash të moshës nga 18 deri në 50 vjecc, tregon se meshkujt kalojnë mesatarisht 43 minuta në ditë duke vëzhguar gratë. Çdo ditë, sytë e tyre ndalen duke vështruar të paktën 10 gra.
Por edhe seksi i sjellshëm nuk bën shaka. Çdo ditë femrat kalojnë 20 minuta duke parë meshkujt. Ato gjatë ditës fiksojnë shikimin e tyre tek të paktën gjashtë burra.
Por në cilat vende, meshkujt dhe femrat preferojnë të shohin njëri-tjetrin?
Sipas kërkimit, vendi i preferuar për meshkujt për të vështruar 'prenë' e tyre është supermarketi. Më pas vijnë pub-et, diskotekat, por edhe vendi i punës konfirmohet si vend i preferuar për të nisur shikime joshëse. Ndërsa gratë preferojnë të shikojnë meshkuj nëpër pub-e, teksa bëjnë shopping, apo kur gjenden nëpër vende publike.
Pjesa më e madhe e meshkujve dhe femrave shprehen të privilegjuar kur vështrohen nga seksi tjetër. Pikërisht 19 përqind e burrave konfirmojnë se ndjehen mirë. Ndërkohë që vetëm nëntë përqind e femrave provon të njëjtën gjë, ndërsa pjesa tjetër shprehen se ndjehen në siklet.
Femrat e intervistuara konfirmojnë se gjëja e parë që shohin tek meshkujt janë sytë, ndërsa meshkujt e përqendrojnë shikimin e tyre gati gjithnjë tek trupi i femrave. Teksa, gjithmonë tek një shikim joshës në një supermarket, kafene apo pub, mund të lindë apo të shkatërrohet një raport.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›