Clinton Marreveshjet Kosove-Serbi nje hap i rendesishem

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton beri nje deklarate lidhur me marreveshjen e arritur mes Kosoves dhe Serbise ne dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian
Sot Kosova dhe Serbia kane ndermarre nje hap tjeter te rendesishem ne drejtim te se ardhmes se tyre evropiane duke arritur marreveshje ne dialogun lehtesuar nga Bashkimi Evropian lidhur me perfaqesimin e Kosoves ne forumet rajonale dhe nje protokoll teknik per Menaxhimin e Integruar te Kufirit. Deshiroj te falenderoj Bashkimin Evropian per lehtesimin e ketyre diskutimeve duke i ndihmuar keto dy vende te realizojne nje te ardhme me te ndritur.
Ky eshte nje hap i rendesishem per Kosoven. Keto marreveshje jane ne perputhje me pavaresine e Kosoves integritetin dhe sovranitetin e saj territorial dhe e afrojne Kosoven me teper drejt integrimit te plote evropian qe Shtetet e Bashkuara vazhdojne te mbeshtesin. Kosova tani do te ulet ne tryezt e forumeve rajonale si nje partner i barabarte qe perfaqeson veten dhe flet per veten e saj.
Ne gjithashtu shpresojme se keto marreveshje do ti hapin deren kandidatures se Serbise ne Bashkimin Evropian. Perparimi i Serbise drejt integrimit evropian eshte dicka e mire per Serbine e mire per Kosoven dhe per te ardhmen e te gjithe rajonit. Ne shpresojme qe dialogu i lehtesuar nga BE-ja te vazhdoje per ceshtje te tjera qe ndikojne ne jeten e perditshme te qytetareve te te dy vendeve.
Shtetet e Bashkuara ndajne nje miqesi te forte dhe te qendrueshme me Kosoven dhe Serbine. Ne e kemi mbeshtetur kete proces qe nga fillimi dhe ne e njohim angazhimin dhe vendimet e veshtira qe kane qene te nevojshme ne menyre qe te behet perparim. Dua te pergezoj te dy qeverite per fleksibilitetin e tyre dhe punen e madhe ne kete dialog. Une inkurajoj popullin e Kosoves dhe te Serbise per zbatimin e ketyre marreveshjeve ne mirebesim dhe per te mbeshtetur progresin qe eshte bere. Vetem nepermjet dialogut dhe shtimit te besimit te dy vendet mund te sigurojne nje te ardhme paqesore te begate si pjese e nje Evrope te pandare te lire dhe ne paqe.