Clinton: SHBA mbështet disidentin kinez
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten “të përkushtuara” ndaj disidentit kinez, Çen Guangçeng, pas një marrëveshjeje me Kinën për sigurinë e tij.
Klinton, e cila ndodhet për vizitë në Pekin, tha se Kina ka arritur “mirëkuptim” për trajtimin e aktivistit të verbër 40-vjeçar, i cili ka thënë se ka pësuar disa rrahje të rënda nën arrestin shtëpiak.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan do të mbesin të angazhuar rreth zotit Çen dhe familjes së tij në ditët, javët dhe vitet në vazhdim”, ka thënë Klinton.
Çen, kritik i politikës kineze, është arratisur nga dënimi arrest shtëpiak më 22 prill për t`u strehuar në ambasadën amerikane në Pekin.
Ai e ka lënë këtë të fundit, pasi ka marrë garanci se ai dhe familja e tij do të zhvendosen në një vend të sigurt brenda Kinës.