KS, ultimatum Sudanit dhe Sudanit Jugor, 48 orë për reflektim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht rezolutën, e cila i jep Sudanit dhe Sudanit Jugor 48 orë kohë për të ndaluar armiqësitë dhe për të filluar negociatat e paqes.
Rezoluta u bën thirrje dy shteteve, të cilat janë ndarë vitin e kaluar, që “të ndërpresin menjëherë të gjitha armiqësitë dhe të tërheqin trupat në territoret e tyre”.
Dokumenti kërcënon me “masa shtesë” nëse ndonjëra palë dështon të veprojë në përputhje me kushtet e vëna.
Sudani dhe Sudani Jugor janë ndarë në korrik të vitit të kaluar, por ata nuk kanë arritur ende marrëveshje kufitare dhe as për mënyrën e ndarjes së të ardhurave nga rezervat e naftës.