E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: Siria gjithnjë e më e izoluar

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Siria tani është edhe më e izoluar, edhe pasi Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara dënoi ashpër dhunën ndaj protestuesve.

Clinton tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur përpjekjet e Këshillit për të treguar abuzimet që po i bën regjimi i Bashar al-Assadit dhe të ndihmojë që shkelësit e të drejtave të njeriut të japin llogari.

Forumi 47 anëtarësh për të drejtat e njeriut votoi në mënyrë të jashtëzakonshme për të adaptuar rezolutën, e cila dënon shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut. Rusia dhe Kina ishin në mesin e katër vendeve që votuan kundër.

Në anën tjetër, një grup aktivistësh sirianë ka bërë të ditur se nga një përplasje në mes të trupave ushtarake dhe dezertorëve, në pjesën veri-perëndimore të vendit, janë vrarë së paku 15 persona.

Raportohet se nga këto luftime në qytetin Idlib kanë mbetur të vrarë 7 policë e ushtarë, pesë dezertorë anti - qeveritar dhe tre civilë.

Deri vonë, shumica e gjakderdhjes në Siri ishte shkaktuar nga forcat e sigurisë që qëllonin mbi protestuesit, që ishin kryesisht të qetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›