Nxehet gara mes republikanëve në SHBA

Kandidatët republikanë për president do të përqendrohen gjithmonë e më tepër në dy prova zgjedhore të hershme të garës – ajo e shtetit të Iowas më datë 3 janar dhe zgjedhjet paraprake në shtetin e New Hempsharit, më datë 10 janar.
Rezultatet e anketës së fundit organizuar nga gazeta USA Today dhe Organizata Gallup, rendisin në krye ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich me mbështetjen e 22 për qind të votuesve republikanë të pyetur. Ish-Guvernatori i Massachusetsit, Mitt Romney, renditej menjëherë pas tij me 21 për qind, i ndjekur nga sipërmarrësi nga Georgia, Herman Cain me 16 për qind dhe ligjvënësi Ron Paul me 9 për qind.
Përqindjet e mbështetjes për kandidatët e tjerë shin njëshifrore.
Deri pak kohë më parë, Herman Cain shihej si një rival kryesor i ish-Guvernatorit Romney, por atij iu desh të përballej me akuza për ngacmime seksuale, që pretendohen të kenë ndodhur gjatë viteve 90-ta.