E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i fuqishëm në Kosta Rika, alarm tsunami në rajon

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter u regjistrua në lindje të Kosta Rikës, 140 kilometra larg kryeqytetit San Hoze.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në qytetin Hojanca ku nga raportime e para flitet për dhjetra godina të shembura.

Epiqendra e tërmetit ndodhej vetëm 10 kilometra në distancë nga ky qytet në një thellësi prej 41 kilometrash.

Menjëherë pas këtij tërmeti u dha alarmi për tsunami për vendet e Amerikës Qendrore asaj Jugore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›