Ëndrra e Ismail Qemalit
Vepra Kozelit u shpall fituese e konkursit të damës shqipe, të shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në konkurrencë ishin 31 vepra. Me çmimin e dytë, juria e konkursit – e përbërë nga Mihal Luarasi, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Sesilia Plasari, Bashkim Hoxha dhe Basri Çapriqi - vlerësoi veprën e Musfafa Tukajt, "Të ftuarit", ndërsa çmimi i tretë iu dha veprës së Stefan Çapalikut "Provat Gjenerale të Pavarësisë".
Ndryshe, "Ëndrra e Ismail Qemalit" rrëfen për jetën e Qemalit, duke e shfaqur atë si një figurë shumëdimensionale dhe me vizion evropian.
Drama është realiste, me elemente njerëzore tek figura e Ismail Qemalit, duke shpalosur kështu edhe dimensionin e një burri familjar.
Po ashtu, "Ëndrra e Ismail Qemalit” është edhe një dramë historike me shumë personazhe, në mesin e të cilëve janë Faik Konica, Isa Boletini, Esat Pashë Toptani, etj.
Sipas autorit, ngjarjet zhvillohen mes viteve 1900-1908, atëherë Qemali braktis detyrën në Perandorinë Osmane dhe vjen në kryeqytetet e Europës për të bashkuar katër vilajetet e Shqipërisë.
“Ëndrra e Qemalit është pavarësia", theksoi autori i dramës, Bashkim Kozeli.