E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton fton Haxhinaston ne Uashington

Ftesa e munguar ne Uashington per Ilir Meten duket se do te jepet per pasuesin e tij ne kete detyre Edmond Haxhinasto.

Darka transatlantike e zhvilluar dje nga sekretarja e Shtetit e SHBA-se Hillary Clinton ne Nju Jork ka sjelle me vete edhe konfirmimin per nje vizite zyrtare te ministrit shqiptar ne Uashington brenda ketij viti.

Gjate darkes ministri Haxhinasto zhvilloi edhe nje bisede te ngrohte me sekretaren amerikane te Shtetit znj. Hillary Clinton e cila e uroi z. Haxhinasto per marrjen e detyres dhe i konfirmoi ftesen per nje vizite ne Uashington ne fundin e ketij viti njofton Ministria e Jashtme e Shqiperise.

Ky lajm pervec rendesise qe bart si pjese e zhvillimeve diplomatike vjen me nje tingellim te ri edhe brenda kontekstit politik shqiptar.

Keshtu eshte i njohur fakti i percjelle nga media per nje leterkembim mes ish-ministrit te Jashtem Ilir Meta dhe nje prej zyrtareve te larte te Departamentit te Shtetit rreth qendrimeve te ish-ambasadorit amerikan ne Tirane John Withers.

Sipas ketij veshtrimi te bere prezent ne Shqiperi nga mediat ftesa per Haxhinaston e percjell automatikisht edhe mesazhin per ceshtjen e siperpermendur.

Nderkohe Haxhinasto ka kerkuar nga Clinton angazhimin amerikan edhe per sa u perket bisedimeve mes Serbise dhe Kosoves qe tanime do te jete per ceshtje teknike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›