PDI lobim ne SHBA per ceshtjen came

Nje delegacion i PDI-se i kryesuar nga kryetari Tahir Muhedini dhe anetaret e kryesise Galip Taho Indrit Hamiti kane zhvilluar takime ne Nju Jork dhe Uashington.
Delegacioni ishte i ftuar ne darken e organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra per nder te vizites se Kryeministrit Berisha dhe delegacionit kosovar te kryesuar nga Presidenti Sejdiu.
Ne fjalen e rastit kryetari i Vatres Gjon Bucaj vec te tjerash theksoi mbeshtetjen e diaspores shqiptare ne Amerike per Partine per Drejtesi dhe Integrim si e vetmja force politike qe eshte angazhuar seriozisht ne zgjidhjen e ceshtjes came.
Takimin e pershendeti dhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha. Nderkaq ne Uashington delegacioni i PDI-se ka vijuar takimet per lobimin ne lidhje me diskutimin ne Kongresin e SHBA-se te rezolutes qe denon gjenocidin grek ndaj cameve. Rezoluta
pritet qe te diskutohet vitin e ardhshem ne Dhomen e Ulet te Parlamentit Amerikan.