Clinton javen e ardhshme ne Kosove
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton javen qe vjen do te vizitoje Ballkanin para nje ndalese ne Bruksel per te marre pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te NATO-s njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit. Gjate ketij turi prej 11 e deri me 14 te ketij muaji zonja Clinton fillimisht do te qendroje ne Bosnje-Hercegovine pastaj ne Serbi dhe Kosove per tu takuar me lideret dhe qytetaret e ketyre vendeve. Ne kete menyre ajo demonstron perkushtimin e vazhdueshem te Shteteve te Bashkuara per mbeshtetjen e te gjitha shteteve ballkanike ne arritjen e aspiratave te tyre per integrim te plote ne komunitetin europian dhe euroatlantik theksohet me tutje ne kete njoftim. Ne Bruksel zonja Clinton do te marre pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te NATO-s dhe do te takohet me Presidentin e BE-se Herman Van Rompey dhe me shefen e Politikes se Jashtme te BE-se Cathrine Ashton.