E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove zgjedhjet e parakohshme me 30 janar

Opozita kerkon qe votimet per Parlamentin e ri te mbahen ne pranvere

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet te mbahen me 30 janar te vitit te ardhshem. Keshtu beri te ditur dje e perditshmja Zeri duke u mbeshtetur ne burime te aferta me dy partite me te medha politike ne vend Partine Demokratike te Kosoves dhe Lidhjen Demokratike te Kosoves. Madje shkruan kjo gazete sipas ketyre burimeve perpos dy partive me te medha ne vend edhe shume parti te tjera politike jane pajtuar qe zgjedhjet te mbahen pikerisht ne kete dite. Zgjedhjet duhet te mbahen te pakten nje muaj e gjysme para se ti skadoje mandati ushtruesit te detyres se Presidentit per faktin se nevojitet kohe deri ne publikimin dhe certifikimin e rezultatit te zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Po ashtu nevojitet gati nje muaj kohe deri ne arritjen e marreveshjes per koalicion mes partive politike. Mesohet se PDK dhe LDK jane marre vesh qe zgjedhjet te mbahen me 30 janar. Funksionaret e Aleances per Ardhmerine e Kosoves AAK kerkojne nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ dhe UD i Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi qe subjektet qe nuk kane mbajtur zgjedhje brenda partiake ne 36 muajt e fundit te mos mund te regjistrohen si pjesemarrese te zgjedhjeve te ardhshme. Sekretari i Pergjithshem i AAK-se Burim Ramadani tha se zgjedhjet e pergjithshme duhet te mbahen ne pranvere e jo ne muajt e dimrit te vitit te ardhshem. Ne nje takim me mediat ai tha se kerkesa e tyre bazohet ne ligjet ne fuqi per zgjedhjet si dhe me ane te Kushtetutes se Kosoves. Po ashtu AAK kundershton mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme ne muajin janar apo shkurt te vitit te ardhshem. Ramadani tha se pengese per kete eshte koha shume e ftohte por edhe mundesia e mospergatitjes se KQZ-se per zgjedhje te ndershme dhe demokratike. AAK mendon se koha me e pershtatshme per votime do te jene muajit e pare te pranveres. Paralajmerimin per shpalljen e dates se zgjedhjeve e ka dhene te marten ushtruesi i detyres se Presidentit kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai tha dje se javen tjeter do te dihet data e sakte. Po kete dite qeveria ka zotuar 2 milione euro per fillimin e pergatitjeve te organizimit te tyre. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka paralajmeruar se do te jete ne pushtet edhe per se paku dy mandate. I pyetur nga gazetaret se kur mund ta gjejne ate ne zyrat e PDK-se Thaci tha se kjo do te ndodhe pas tete vjeteve duke aluduar se do te jete ne pushtet edhe per tete vitet e ardhshme. Nderkaq sa i perket dates se mbajtjes se zgjedhjeve Thaci tha se nuk eshte aspak e rendesishme koha se kur do te mbahen zgjedhjet parlamentare por e rendesishme eshte mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Si date per mbajtjen e zgjedhjeve permendet 30 janari i vitit te ardhshem. Raportohet se pos dy partive me te medha ne vend edhe shume parti te tjera politike jane pajtuar qe zgjedhjet te mbahen pikerisht ne kete dite. Paralajmerimin per shpalljen e dates se zgjedhjeve e ka dhene te marten ushtruesi i detyres se Presidentit kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›