E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton kërkon tërheqjen e Rusisë nga Gjeorgjia

Sekretarja amerikane shtetit, Hillary Clinton, është takuar me zyrtarët më të lartë të Gjeorgjisë, me ç’rast është biseduar për forcimin e mbrojtjes së këtij vendi.

Clinton ka marrë pjesë në një “dialog strategjik” me zyrtarët e Gjeorgjisë, në qytetin port Batumi në Detin e Zi.

Me këtë rast, ajo e ka inauguruar një anije bregdetare gjeorgjiane, që është ri-konstruktuar me ndihmën financiare amerikane dhe ka premtuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Gjeorgjinë në mbrojtjen e ujërave të saj territoriale.

Clinton e ka riafirmuar mbështetjen amerikane për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe ka kërkuar që Rusia t’i tërheq forcat nga rajonet separatiste gjeorgjiane të Abhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Rusia e ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008, por pjesa më e madhe e shteteve në botë këto rajone i konsideron si pjesë të Gjeorgjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›