Zanetti s’beson në rikthimin e Ibrës

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti nuk beson se Zlatan Ibrahimovic do ta lë Milanin për t’u bërë sërish Nerazzurr.
Sulmuesi suedez pati një periudhë të suksesshme në Inter në periudhën 2006-09, para se t’i bashkohej Barcelonës.
Tash flitet se 30 vjeçari do t’i lë Rossonerët pas dy sezonesh, me Manchester Cityn, Real Madridin dhe Paris Saint Germainin, që kanë shfaqur interesim për të.
“Nuk mendoj se Ibra do të rikthehet tek ne. Ai po luan mirë në Milan. Ai ka qenë këtu dhe ka pasur një periudhë të suksesshme”, tha argjentinasi për radion RTL 102.5, pasi u pyet për një rikthim të mundshëm të suedezit në Inter..