E ardhmja e Lucios, në duart e Zotit

E ardhmja e mbrojtësit brazilian, Lucio ka mbetur pezull. Ai nuk ka vendosur ende nëse do të luajë më me Interin.
“Të gjithë e dinë për ndjesinë që kam për Interin, ku kam fituar aq shumë tituj dhe ku jam ndier mirë gjithmonë. Kam kontratë edhe dy vjet me Interin. E di se kemi bërë një sezon me ngritje e zbritje, nga i cili askush nuk është i kënaqur, përfshirë këtu edhe mua. Qëndrimi im në Inter nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga dëshira e Interit, pasi kam kontratë deri më 2014. E ardhmja ime është në duart e Zotit, siç ka qenë gjithmonë në karrierën time profesioniste”, tha ish futbollisti i Bayernit për Futpress.