E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton ne epersi te lehte ndaj Obames ne Nevada

Kandidatja presidenciale demokrate amerikane, Hillary Clinton ndodhet ne nje avantazh prej pese pikesh ndaj rivalit te saj, Barack Obama, ne Nevada, ne prag te zgjedhjeve ne kete shtet, doli sot nga nje sondazh i kryer prej Reuters/C-SPAN/Zogby. Clinton, senatore e Nju Jorkut dhe ish-zonje e pare e vendit kryeson me 42 per qind, ndaj 37 per qind te Obames, senator i Ilinoisit. Ne vend te trete u rendit ish-senatori i Karolines se Veriut, John Edwards. Gabimi i mundshem ne kete sondazh eshte 3,4 per qind. Sondazhi tregoi se Clinton, e cila mund te behet presidentja e pare grua e Amerikes, favorizohet me shume nga grate, te bardhet, hispaniket, konservatoret dhe te moshuarit, nderkohe qe Obama, i cili mund te jete presidenti i pare me ngjyre i vendit, favorizohet nga te rinjte dhe njerezit me ngjyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›