Karamanlisi konsideron si "shantazh" publikimin e skandalit seksual te nje zyrtari te larte
Kryeministri grek Kostas Karamanlis deklaroi sot se nuk do te perkulej perballe shantazheve ndaj qeverise se tij lidhur me qarkullimin e nje DVD-je te nje skandali seksual, qe ka tronditur administraten dhe ka penguar axhenden e tij te reformave. Vetem pak muaj pas rizgjedhjes se tij me premtimet per te luftuar korrupsionin, kryeministri Karamanlis eshte sulmuar ashper nga opozita dhe shtypi grek ne lidhje me rolin e qeverise se tij konservatore ne nje ceshtje, qe perfshin nje shantazh te mundshem ndaj nje ish-zyrtari te larte te Ministrise se Kultures. "Jam i vendosur per te bere gjithcka qe duhet per te shpetuar vendin nga kjo atmosfere mbytese, nga kjo situate e turpshme", - deklaroi ai ne parlament ku ishte thirrur nga partite opozitare. "Kjo qeveri nuk ben shantazh dhe nuk mund te kercenohet". Disa nga ndihmesit me te larte te Karamanlisit jane thirrur per te deshmuar ne prokurori lidhur me ceshtjen ne fjale.
Muajin e kaluar ish-sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Kultures, Christos Zachopoulos dha doreheqjen dhe me pas tentoi te vetevritej pas perpjekjes se nje personi per t'i bere shantazh permes publikimit te nje videoje me permbajtje erotike. Zachopoulos, 54 vjec, i cili tashme gjendet i shtruar ne spital, rezultoi te ishte nje nga bashkepunetoret me te ngushte te kryeministrit Karamanlis dhe kishte kompetenca te gjera politike e financiare, qe tani po hetohen nga prokuroria. Ish-shefi i zyres se shtypit te Karamanlisit, Yannis Adrianos u dorezoi prokuroreve nje DVD, qe, sipas policise, permbante skena seksi te Zachopoulosit me nje asistente 35-vjecare, e cila eshte akuzuar per shantazh.