E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e konsideron fitore mbylljen e dy zyrave te Keshillit Britanik

Rusia e konsideroi fitore te sajen mbylljen e dy zyrave te kultures britanike duke thene se vendimi i Londres per zyrat rajonale te Keshillit Britanik ishte, sidoqofte, i pritur prej nje kohe te gjate. Keshilli Britanik vendosi mbylljen e zyrave te tij ne dy qytete ruse, pasi stafi u thirr per intervista nga Sherbimi Federal i Sigurise, ish-KGB-ja. Nderkohe, Rusia kishte kerkuar mbylljen e dy zyrave me dyshimin se ato operonin ilegalisht. Kjo eshte ngjarja e fundit ne marredheniet e tensionuara mes dy vendeve, qe filluan me vdekjen e ish-agjentit rus, Aleksander Litvinenko ne Londer, ne fund te 2006-s. ''Me mbylljen e zyrave ne Shen Peterburg dhe ne Jekaterinburg, pala britanike beri nje veprim qe duhej ta kishte kryer shume kohe me pare'', deklaroi zedhenesi i Ministrise se Jashtme ruse, Mihail Kaminin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›