Ekonomia ka nevoje per stimulim fiskal, jo per ngutje
Sekretari amerikan i Thesarit, Henry Paulson, tha sot se renia ekonomike kishte nevoje urgjente per programe fiskale stimuluese, por tha gjithashtu kishte rrezik frenimi. "Nuk jemi ne situate te jashtezakonshme, por ka nje nevoje urgjente," tha Paulson per televizionin NBC ne lidhje me planet e shpejta per krijimin e nje plani shpetimi per ekonomine, e cila eshte goditur nga kriza e strehimit, renia e kredive dhe cmimet e larta te naftes. "Bazat afatgjata te ekonomise sone jane te forta," tha Paulson. "Ne besojme se ekonomia do te vazhdoje te kete rritje te ngadalshme, por ajo ka pesuar nje renie dhe rreziku eshte te renia e saj dhe Presidenti eshte shume i interesuar ne marrjen e masave sa me shpejt per ta ngritur ekonomine sa me shpejt te jete e mundur kete vit."