E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA mbron evropianin me 24 ekipe

Drejtori i Euro 2012, Martin Kallen deklaroi se fakti që duke nisur prej edicionit të ardhshëm të Kampionatit Europian numri i skuadrave pjesëmarrëse do të rritet në 24, nuk do ta prishë turneun apo të ndikojë në uljen e cilësisë së tij. Një prej synimeve kryesore të UEFA-s ishte zgjerimi i aktivitetit, në mënyrë që të rritet numri i ekipeve që luajnë në fazën finale, duke rritur në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe shikueshmërinë dhe të ardhurat.

Gjatë këtij edicioni, Holanda e Rusia e eliminuan prej fazës së grupeve, Italia apo Spanja nuk bindën plotësisht dhe shqetësimi është i madh, se me rritjen e numrit të skuadrave në Europianin e katër viteve më pas në Francë do të ulet rivaliteti dhe do ti evenimentit mund ti prishet bukuria.

Por, i pari që ka mbrojtur zgjerimin e Kampionatit Europian ishte Mishel Platini, ndërsa në favor të kalimit me 24 ekipe është shprehur edhe drejtori i Euro 2012, Kallen.

“Mund të themi se për momentin kemi skuadrat më të mira në Kampionatin Europian, megjithatë ka edhe shumë ekipe të shkëlqyera që nuk marrin pjesë, siç janë Rumania, Bullgaria, Zvicra, Sllovenia, Lituania e Norvegjia që nuk janë kualifikuar. As Skocia nuk është këtu, një skuadër që me tifozët e saj ia shton emocionet turneut dhe krijon shumë atmosferë. Duhet të presim dhe të shohim se si do të jetë aktiviteti në vitin 2016, por mendoj se do të jetë edhe më i ndjekur, pasi marrin pjesë më shumë vende”

Mes të tjera Kallen iu përgjigje edhe “ngacmimeve” për stadiumet e boshatisur në Euro 2012 gjatë ndeshjeve në Poloni dhe Ukrainë, ku të paktën nga tifozët vendas interesi ka rënë, pas eliminimeve të skuadrave bashkëorganizatore.

Drejtori i Kampionatit europian nënvizoi se nga ky edicion UEFA ka siguruar më tepër të ardhura se në aktivitetet e mëparshme, megjithatë pranoi se në stadiume nuk ka shumë tifozë, për shkak të krizës ekonomike, që ka ulur numrin e tifozëve të cilët ndjekin ndeshjet nga afër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›