Clinton nuk do telefonatë me Daçiqin, dërgon emisarë në Beograd

Këtë javë në Beograd shkojnë zyrtarë të lartë të State Department-it, ndihmëssekretari amerikan i shtetit Philip Gordon dhe zëvendësi i tij Philip Reeker, rapotojnë mediat serbe.
Reeker shkon sot dhe ai takohet me mandatarin e qeverisë serbe Ivica Daçiq.
Sipas mediave serbe, gjatë javës së shkuar Daçiq ishte përpjekur të kontaktonte me telefon me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, por nuk ia kishte dalë.
Nga State Department-i i kishin thënë se së pari Daçiq duhet të takohet me zyrtarë që do të shkojnë në Beograd.
SHBA-ja nuk e shikojnë me sy të mirë propozimin që kryeministër të jetë Ivica Daçiq pas vizitës së tij në Rusi.
Dyshim tjetër te SHBA te Daçiqi janë edhe “mosmarrëveshjet” rreth deklaratave të Daçiqit për Vidovdanin për kthimin ushtrisë serbe në Kosovë e sidomos betimi i xhandarëve serbe në Kosovën. /rtk/