E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbisë i kërkohet që të tërheqë nga Kosova stukturat e MUP'it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kërkojnë nga Serbia t’i tërheq policët e saj nga veriu i Kosovës, raporton e përditshmja serbe “Blic”.

Sipas kësaj gazete thuhet se Serbia zyrtarisht nuk i ka forcat e saj të sigurisë në veri të Kosovës, mirëpo ndërmjet 300 dhe 400 punonjës të MUP-it i ka të angazhuar në veri.

Duke u thirr në burime anomime, “Blic”, shkruan se është “fshehtësi publike” që ndërmjet 300 dhe 400 punonjës të MUP-it janë të angazhuar, ndërsa shërbimet e jashtme vlerësojnë se në Kosovë janë ndërmjet 1000 dhe 2000 agjentë.

Sipas, “Blic-it” zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon gjatë vizitës në Beograd ka kërkuar që forcat e sigurisë serbe të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

Gordon, sipas gazetës, në bisedat me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, mandatarin e qeverisë, Ivica Daçiq dhe liderin e SNS-së, Aleksandar Vuçiq ka thënë se SHBA-ja mund dhe dëshiron të ndihmojë, por Beogradi duhet të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës. /rtk/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›